Alarmi po bie! Çfarë ndodh në trup kur flini më pak se gjashtë orë?

Mungesa e gjumit mund të çojë në rritje të niveleve të ankthit dhe humbje të produktivitetit.

Këshilla e ekspertëve është që çdo i rritur duhet të flejë mesatarisht nga shtatë deri në nëntë orë. Nuk është sekret se një natë pa gjumë është një gjë e zakonshme për disa njerëz, por mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, sipas mjekëve.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që luftojnë me pagjumësinë.

Dr Sue Peacock ka paralajmëruar ndryshimet që do të ndjeni. Mungesa e gjumit mund të rrezikojë të gjithë sistemin imunitar, dhe ja çfarë mund të ndodhë me trupin nëse flemë më pak se gjashtë orë:

imuniteti më i dobët

niveli i rritur i ankthit

rrezik i shtuar për depresion

çrregullime të ciklit menstrual

shtim në peshë

humbja e produktivitetit

Hulumtimet e fundit gjithashtu konfirmojnë se më pak se gjashtë orë gjumë mund të ndikojnë në shëndetin tonë në mënyra të ndryshme.

“Hulumtimi ynë tregon se njerëzit që flenë vetëm gjashtë orë në natë ose edhe më pak, janë të ekspozuar ndaj një rreziku dukshëm më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare si hipertensioni, goditjet në tru dhe sulmi në zemër. Ekziston gjithashtu një rrezik i shtuar i diabetit dhe sëmundjeve të tjera kronike. Jo vetëm kaq, mungesa e gjumit është gjithashtu e lidhur ngushtë me dëmtimin e kujtesës dhe aftësive njohëse”, shpjegoi doktoresha Sue Peacock.