Amazon tejkalon Google dhe Apple si marka me vlerën më të lartë në botë

Falë natyrës së tyre të veçantë, fuqia e një marke të caktuar mund të jetë e vështirë që të kuptohet duke marrë si referencë vetëm bilancin e saj vjetor.

Një markë e cila ka lidhje të fortë më klientët e saj dhe që e kalon suksesshëm provën e kohës, duke vazhduar të qëndrojë fuqishëm në treg, do të shoqërohet padyshim me një vlerë të lartë financiare.

Por sa vlejnë më të vërtetë marka të ndryshme?

Me një rritje prej 18% gjatë vitit të kaluar që rezultoi në një vlerë prej 220 miliardë dollarësh amerikanë, Amazon është qartësisht fituesi si marka më vlerën më të lartë, duke lënë pas kështu Google-in dhe Apple-in.

Si tregu më i madh online në planet, Amazon mbështetet në teknologjitë inovative dhe investimet në sektorët me rritje të shpejtë, të tilla si kujdesi shëndetësor, për të krijuar një ekosistem të larmishëm të tregut me pakicë.

Edhe pse kompanitë e teknologjisë renditen në 10 pozicionet e para, marka të tjera të sektorëve më tradicionalë të industrisë nuk mbeten gjithsesi mbrapa.

Renditja me 100 markat më të vlefshme sipas raportit Global 500 nga Brand Finance:

Gjigandi amerikan i shitjeve me pakicë Walmart është pjesë e 10 markave më vlerën më të lartë në botë për 2020.

Me një rritje mbresëlënëse të kësaj marke prej 14% në vlerën prej 77.5 miliardë dollarësh amerikanë, suksesi i shitësit me pakicë mund t’i atribuohet pjesërisht partneritetit të tij strategjik në rritje me Microsoft-in.

Një markë tjetër që ka pësuar rritje të jashtëzakonshme është kompania lider në sektorin e sigurimeve në Kinë, Ping An. Me një rritje prej 19.8%, duke rezultuar në një vlerë prej 69 miliardë dollarësh amerikanë, përqendrimi agresiv i konglomeratit financiar në teknologjinë financiare të Kërkim & Zhvillimit, i ka sjellë kësaj kompanie rreth 200 milionë klientë me pakicë dhe 500 milionë përdorues të internetit – duke e bërë atë një nga kompanitë më të mëdha të shërbimeve financiare në botë.

Duke qenë se pjesa më e madhe e markave me vlerë më të lartë në botë janë ose nga SH.B.A-ja ose nga Kina, cilat janë ato marka lider në shtetet e tjera?

Markat me vlerën më të lartë në kontinente të ndryshme

Marka e birrës Corona u kurorëzua si marka lider në rajon, me vlerë prej 8.1 miliardë dollarësh amerikanë.

Në Europë, kompanitë gjermane tejkaluan vendet e tjera, me markën e Mercedes-Benz-it që mban titullin si marka me vlerën më të lartë B2C në këtë kontinent, pavarësisht se Kina është tregu i saj më i madh.

Në anën tjetër të botës, Samsung mbretëron si marka me vlerën ëm të lartë B2C në Azi.

Kompania zotëron 54% të tregut të ri te teknologjisë 5G, duke qenë se ka eksportuar rreth 6.7 milionë telefona 5G vetëm gjatë vitit të kaluar.

“Peshku i madh ha të voglin”

Pavarësisht se marka të ndryshme mund të jenë qoftë lidera rajonalë apo lidera globalë, ato ende përballen me kërcënimin dhe frikën se mund të shkatërrohen nga marka të tjera më të fuqishme.

Të ngjitesh në majë

Me një rritje prej 65% në vlerën prej 12.4 miliardë dollarësh amerikanë, Tesla është zyrtarisht marka me rritjen më të shpejtë në botë. Pavarësisht shqetësimeve se ajo nuk do të arrijë të përmbushë kërkesën, kompania e automjeteve elektrike pritet të tejkalojë 500,000 dërgesa

në vitin 2020. Pasi shënoi në tremuajorin e katërt të 2019, të ardhura me vlerë në mbi 7 miliardë dollarë amerikanë, suksesi i modeleve inovative të Teslas është i sigurtë edhe për 2020.

Ashtu siç e përmendëm edhe pak më lart, rritje nuk kanë shënuar vetëm markat e lidhura me teknologjinë dhe inovacionin. Shitësit europianë me pakicë si Lidl dhe Aldi kanë parë rritje përkatësisht me 40% dhe 37%. Pasi troditën të gjithë industrinë e supermarketeve të Europës duke ofruar produkte cilësore me çmime dukshëm më të ulëta se të tjerët, zinxhirët e këtyre supermarketeve, tani synojnë që të hynë edhe në tregun amerikan, me Aldin që pritet të tejkalojë Krogerin në shitje.

Të biesh në fund

Motori kinez i kërkimit Baidu, i njohur ndryshe edhe si Google i Kinës – regjistroi rënien më të madhe të vlerës së markës, duke zbritur me 54% në 8.9 miliardë dollar amerikanë. Marka ka humbur pikë si pasojë e një reputacioni jo fort të mirë dhe si pasojë e konkurrencës së fortë të tregut.

Si rezultat, të ardhurat e saj dhe më pas edhe vlera e markës së saj u ndikuan shumë nga faktorë të tillë.

Boeing është një shembull kryesor i paparashikueshmërisë së vlerës së markës. Si një kompani që dikur krijonte besim tek klientët e saj falë standardeve të shkëlqyera të sigurisë, vlera e markës së saj ka rënë me 29% për shkak të raporteve të fundit të aksidenteve që kanë dëmtuar rëndë reputacionin e saj.

Fuqia e vërtetë e markave

Vështirësitë e fundit të Boeing pasqyrojnë natyrën e paqëndrueshme të vlerës së markës. Ndërsa 244 marka në të gjithë renditjen e raportit Global 500, kanë shënuar rritje, 212 të tjera kanë rënë. Pjesë shumë e rëndësishme e qëllimit të një marke është mirëmenaxhimi i reputacionit të saj, të arrijë të mbajë klientët e saj besnikë dhe të rrisë numrin e tyre dhe të ofrojë sa më shumë siguri tek klientët e saj. Duke pasur parasysh që një markë është rezultat i të gjithë faktorëve të mësipërm, atëherë vetëm dëmtimi i një prej tyre mund të shkaktojë një reagim zinxhir në dëm të kësaj marke.

Pra a ia vlen që kompanitë të investojnë në markat e tyre? Pa dyshim që po, të paktën tani për tani.