AMD përmirëson mbështetjen për memorien DDR5, adreson problemet e hershme

Gigabyte dhe Asrock tashmë kanë publikuar përditësimet e tyre duke treguar memorien RAM 8000Mhz dhe 7200Mhz të funksionojë në mënyrë perfektë në Aorus X670E Master dhe X670E Taichi.

Sipas disa raportimeve në rrjetin social Reddit, Twitter dhe TechPowerUp, AMD ka përmirësuar në mënyrë të ndjeshme mbështetjen e memories DDR5 në platformën AM5 me përditësimin e mikrokodit AGESA 10.0.7b.

Ky përditësim lejon disa pllaka amë të shtyjnë frekuencat e DDR5 deri në 8000Mhz pa asnjë problem dhe deri në 6400Mhz në raportin 1:1 të UCLK:MEMCLK.

Gigabyte dhe Asrock tashmë kanë publikuar përditësimet e tyre duke treguar memorien RAM 8000Mhz dhe 7200Mhz të funksionojë në mënyrë perfektë në Aorus X670E Master dhe X670E Taichi.

Vetëm disa pllaka amë kanë marrë këtë përditësim momentalisht. Sipas inxhinierëve të kompanisë përditësimi lejon që shumica e procesorëve Ryzen 7000 të operojë një memorie 6400Mhz me lehtësi dhe pa asnjë dështim.

Në varësi të cilësisë së silikonit të procesorëve, disa çipe mund të shkojnë deri në 7600-7800Mhz. Përditësimi i ri duket se adreson shumicën e problemeve që platforma hasi me memorien që nga debutimi.