AMD Ryzen 7 7800X3D: Kampioni i padiskutueshëm gaming

Flagshipi i AMD, Ryzen 9 7950X3D kushton 699 dollarë po aq sa Intel Core i9-13900KS i cili ka frekuencë maksimale prej 6Ghz nga kutia.

AMD ka mbyllur hendekun gaming me Intel kur lançoi Ryzen 9 7950X3D në fund të muajit Shkurt por tani ka shkuar një hap më tutje.

Ryzen 7 7800X3D ka qenë çipi që të gjithë kanë pritur për të parë sesi krahasohet me Ryzen 7 5800X3D që dominoi procesorët gaming prej mëse 1 viti. Ndërsa 7800X3D vjen një muaj pas 7950X3D, me besim të plotë mund të themi se pritja ja ka vlejtur.

Ka një çmim prej 449 dollarësh dhe vjen me 8 bërthama dhe 16 threads si dhe një frekuencë maksimale prej 5Ghz. Është dizajnuar për të konkurruar me flagshipin e Intel, Core i9-13900K i cili kushton 589 dollarë.

Flagshipi i AMD, Ryzen 9 7950X3D kushton 699 dollarë po aq sa Intel Core i9-13900KS i cili ka frekuencë maksimale prej 6Ghz nga kutia.

7800X3D është një procesor impresionues. Ofron një prej performancave më të mira gaming që mund të prisni nga një çip dhe e bën këtë duke konsumuar shumë më pak energji sesa ekuivalentët e Intel. Është aq impresionues saqë mendojmë se ky është procesori gaming për pjesën më të madhe të përdoruesve.

Në 7 titujt të testuar përballë Core i9-13900K, Ryzen 7 7800X3D dominon në 1080p. Në F1 22 dhe Shadow of the Tomb Raider ishte deri në 15 përqind më i shpejtë sesa 13900K ndërsa në Watch Dogs: Legion ishte 9 përqind më i shpejtë.

Të gjitha këto rezultate janë impresionuese për AMD në 1080p dhe i procesori shkëlqen edhe i vendosur përballë modelin 699 dollarësh Core i9-13900KS. Në 16 lojëra të testuara, 7800X3D doli në krye.

Humbjet e vetme i ka shumë të ngushta me përjashtim të CS:GO ku 13900KS fiton kundrejt 7800X3D me 8 përqind. Çdo humbje tjetër është nën 3 përqind. Historia përsëritet edhe në 1440p.

Aty ku AMD humb është në aspektin e produktivitetit. 7800X3D bie pas Intel këtu ku çipet më të mira X3D humbasin në PugetBench, Geekbench 5, Cinebench R23. Vetë 7800X3D nuk është dizajnuar për produktivitet dhe në këtë rast mbase përdoruesit duhet të shkojnë për 7950X3D ose Core i9-13900K.

Por nëse e përdorni kompjuterin kryesisht për gaming, 7800X3D është zgjedhja kryesore me një kombinim ideal të performancës, çmimit dhe konsumit. Sidomos në këtë të fundit 7800X3D shkëlqen duke konsumuar vetëm 67-vat duke luajtur Cyberpunk 2077 në 4K ndërsa 13900KS arriti të konsumonte deri në 275-vat.

Në Cinebench 13900KS arriti në 329-vat ndërsa 7800X3D vetëm 86-vat. Edhe pse 13900KS performon shumë të mirë në Cinebench, në gaming është procesori AMD që bën diferencën.

7800X3D arriti një temperaturë maksimale prej 84 gradësh në Cinebench. Njëlloj si 7950X3D, ka një TDP prej 120W nga 170W që është tek modeli origjinal 7950X. Procesorët e Intel edhe pse kanë TDP prej 150W, ato konsumojnë mbi 250W gjatë përdorimit të plotë të tyre.

Ryzen 7 7800X3D është më të vërtetë një procesor i jashtëzakonshëm gaming. AMD ka mbyllur hendekun me 7950X3D dhe ka shkuar më tutje me 7800X3D në performancë dhe efikasitet.

Nëse po ndërtoni një kompjuter gaming në këto momente, 7800X3D duhet të jetë zgjedhja juaj e vetme dhe e pakontestuar. Nëse përdorni kompjuterin në detyra të rënda si Photoshop, Premiere Pro apo diçka të ngjashme, atëherë 7950X3D është opsioni më i mirë për ata që duan prej të dy botëve.

5800X3D u bë opsioni i parë popullor për gamerat, ndërsa 7800X3D është këtu për të ndriçuar në 2023 dhe më tutje.