Amerika (pragmatike) dhe Gjermania (urtake) në Ballkan, (s)kanë interesa antipode

Shkruan: Fadil Maloku – Sociolog

  1. Një ndër metodat përmes të cilës mund të analizohen dhe interpretohen besueshëm; shkrimet dhe pamjet, fjalët dhe imazhet e rëndësishme politike, kulturore dhe sociale, nëpër dokumente dhe përmbajtje të ndryshme prononcuese multimediale, ēshtë ajo e analizës së përmbajtjes. Kjo metodë përdoret edhe për të dekonstruktuar domethëniet e ndryshme dhe prononcimet e caktuara publike politike të: partive, institucioneve (jo)legale, shteteve dhe grupeve të ndryshme të interesit.
  2. Nëse, e analizojmë dhe e interpretojmë prononcimin e fundit të nësekretarit amerikan David Hale, i cili midis tjerash deklaroj decidivisht, se:”tani eshte SHANSI historik për t’u arritur marreveshja per normalizimin e raporteve me Serbine”, kuptojmë se; Ai askund nuk përmend togun e fjalëve; shpresë, mundësi, rast, nevojë, apo fjalën detyrim. Por, si diplomat karriere përdorë ekskluzivisht termin dhe konceptin e përzgjedhur adekuat me situatën në rajon. Termë ky, që përveç gjithëpërfshirjes dhe njëhesimit shumëkuptimor, e me pak ekuivoke përmban thelbin, e asaj çfarë në fakt dëshiroj administrata e Trumpit. E ai termë, (që është; shansi)që s’ēshtē as i rastesishēm e as i hamendur…
  3. Maturia e njeriut të tretë më rëndësishëm, në DASH, David Hale, përkundër “bedelëve” të mëhershëm, tregon qartë se Amerika ka interesa substanciale në Kosovë. Dhe se gjuha e “shkopit” shërben vetëm skajshmērisht kur mikut (lexo; aleati shqiptar) i humb torrua, që në rastin tonë asnjērit nga trojka Thaç&Haradinaj&Veseli, nuk i ndodhi në raport me kundërshtimin e këtij interesi amarrikan në rajon.
  4. Suma sumarum, tek dy këshilltarët e kancelares Merkel, Matthias Luettenberg dhe Jan Hecker, hetohet një lloj ngurrimi dhe rezerve (do thoja më shumë) racionale ndajë idesë së korigjimit, por, jo edhe dialogut dhe sidomos mosndryshimit të kufijve. Përvoja racionale gjermane, kundrual pragmatizmit amerikan, dëshmon jo narrativën dhe filozofinë diplomatike të hegjemonit (anipse, ata për Europë ende janë në fakt!), por, atë të racionalitetit, largëpamësisë dhe urtësisë për Ballkanin Perëndimor.