Amerikë – 45 vjet në burg për krimin që nuk e ka kryer

Një nga gjërat e para që bëri Richard Phillips kur një gjyqtar më në fund e deklaroi atë si një njeri të lirë, ai shkoj në një dyqan ushqimore. Ai ishte kurioz për të zbuluar se sa varietete të lëngut të portokallit janë në shitje.

Është vetëm një nga shumë gjëra me të cilat mërret Phillips në këto ditë pas 45 vjet burg për një krim që nuk e ka kryer.

Phillips u lirua  këtë javë pasi një gjykatës hodhi poshtë akuzat për vrasje. Kur ai hyri në burg ishte 27 vjeqar. Tani ai kthehet liris si 72 vjeqar.

Koha që shërbeu pas hekurave bën që Phillips të jetë shërbëtori më i gjatë në histori i vendit, thotë Klinika e Pafajësisë në Shkollën e Drejtësisë në Universitetin e Miçiganit.

“Bota ka ndryshuar shumë, njerëZIT kanë ndryshuar”, tha Phillips për CNN të enjten. “Kam shumë gjëra për të bërë.”

Krimi për të cilin u akuzua

Phillips ishte një punëtor  në Detroit, kur një njeri me emrin Gregory Harris u tërhoq nga makina e tij me pasojë vdekjen në qershor 1971.

Bazuar në dëshminë e kunatit të viktimës, policia arrestoi Phillipsin.

Dhe në tetor 1972, Phillips u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.

Ndërprerja e rastit

Vitet  kaluan. Tendenca e Phillips se ai ishte i pafajshëm ra në veshë të shurdhër.

Pastaj, në vitin 2010 kunati  tha se ai gënjeu dhe se  Phillips nuk kishte të bënte fare me vrasjen

Por Phillips nuk u bë i vetëdijshëm për këtë dëshmi shfajësuese edhe për katër vjet të tjera.

Në vitin 2014, dikush informoi Klinikën e Pafajësisë, një organizatë që heton pretendimet e të burgosurve për pafajësinë.

Më 14 dhjetor, një gjyqtar shfuqizoi akuzen për vrasje,  duke e bërë atë personin e parë që u shfajësua nga Njësia e re e Integritetit të Dënimit të Prokurorit të Qarkut Wayne.

Por ai duhej të priste deri të mërkurën për t’u bërë një njeri i lirë përgjithmonë.

Atë ditë, Phillips  duke veshur një kostum blu dhe me një buzëqeshje të madhe  dëgjoi se prokurorët hodhën poshtë akuzat kundër tij.

“Sistemi dështoi, nuk ka dyshim,” u tha gazetarëve Prokurori i Qarkut Wayne Kym Worthy. “Drejtësia me të vërtetë po bëhet sot.”

Tani Phillips do të kompenzohet  50,000 dollarë për qdo vitë që e ka kaluar në burg si i pafajshëm. Kjo e bën që Phillips  të marrë deri në 2,250,000 dollarë./mesazhi.com