Amir Rrahmani merr çmimin “Fadil Vokrri”

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është duke mbajtur sonte ceremoninë “Lauratët 2023”.

Në këtë ceremoni është ndarë edhe çmimi “Fadil Vokrri”, që i takon futbollistit me arriturat më të mira me ekip dhe kombëtare.

Ky çmim u fitua nga kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Kujtojmë se Rrahmani këtë vit fitoi titullin e kampionit në Serie A me Napolin.