Ancelotti: Real Madridi gjithmonë kthehet

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka komentuar humbjen ndaj Barcelonës.

Mbrëmë Reali humbi 3:1 në finalen e Superkupës së Spanjës kundër rivalit të tyre më të madh, Barcelonës.

Në atë takim ‘Mbretërit’ nuk arritën të bëjnë asgjë. përveç golit të nderit nga Karim Benzema.

Pas ndeshjes trajneri i ekipit tha se lojtarët janë të mërzitur, po Reali gjithmonë ka gjetur rrugën drejt rikthimit të formës.

“Lojtarët janë zemërthyer. Ata janë mësuar të fitojnë. Por unë jam i sigurt që do të kthehemi. Real Madrid gjithmonë kthehet”, ishin fjalët e italianit.

Kujtojmë që kjo ishte humbja e tretë e Realit në një finale, teksa kanë 17 fitore të tjera nga 20 gjithsej.