Ancelotti tregon përfundimisht të ardhmen e tij te Real Madridi

Carlo Ancelotti ka folur në konferencën e sotme për të ardhmen e tij. Trajneri italian ka thënë se e sheh veten te Reali, çfarëdo që do të ndodhë këtë edicion.

Sipas tij, kjo beson se është edhe dëshira e Florentino Pérez.

“Mendoj se Florentino dëshiron që unë të vazhdoj, sepse ai ka qenë gjithmonë shumë i dashur dhe vazhdon ta bëjë këtë. Klubi është i qetë dhe jam i sigurt që do të jem këtu sezonin e ardhshëm, se do ta respektojmë kontratën. Ndihem krenar për gjithçka. Deri më tani ka qenë një rikthim i suksesshëm dhe shpresoj se mund të vazhdojë kështu, por ajo që më bën më të lumtur është të kthehem në Valdebebas çdo ditë për të punuar” ka thënë Ancelotti.