Anglia fiton derbin e grupit kundër Italisë

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Italisë, e vlefshme për Grupin C të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

“Tre Luanët” fituan 3:1 me përmbysje në rezultat kundër Italisë në stadiumin Ëembley në Londër, shkruan lajmi.net.

Scamacca befasoi vendasit vetëm pas 15 minutave kur kaloi në avantazh Italinë.

Shifrat i barazoi Harry Kane nga penalltia 17 minuta më vonë.

Marcus Rashford u përkujdes që të përmbys rezultatin në minutën e 57-të për Anglinë, gol në të cilin merita të mëdha kishte edhe ylli i mesfsushës Bellingham.

Gjasat e Italisë në këtë takim i shuajti sërish Harry Kane që shënoi përballë me portierin në minutën e 77-të.

Me këtë fitore, Anglia zë vendin e parë me 16 pikë njëherit duke siguruar matematikisht kualifikimin në Evropian, tri më shumë se Ukraina që tani ngritet në pozitën e dytë.

Italia është e treta me 10 pikë, tri me tepër së Maqedonia e Veriut. Malta është e fundit pa pikë.