Ankthi mund të largohet nëse konsumoni këto ushqime!

Ankthi këto kohët e fundit është i pranishëm më shumë se kurrë e njerëzit po përpiqen fort të mos e humbasin toruan. Sipas ekspertëve, një regjim ushqimor i balancuar mund të ndihmojë shumë në rikthimin e ekuilibrave hormonalë por edhe sheqerit në gjak, gjë që kontribuon në mirëqenien tonë emocionale.

Cilat janë ushqimet që zbusin ankthin?

Ekspertët japin shumë këshilla për eliminimin dhe zbutjen e ankthit nëpërmjet përzgjedhjes së ushqimeve të caktuara të dobishme për gjendjen tonë emocionale.

Peshku

Salmoni i egër, skumbria, trofta dhe sardelet janë shumë të pasura me zink, një ushqyes shumë i rëndësishëm për njerëzit që vuajnë nga ankthi. Për më tepër, ato ofrojnë acide yndyrore Omega-3, të cilat luajnë një rol jetësor për shëndetin e trurit. Sipas ekspertëve, njerëzit që vuajnë nga ankthi duhet të konsumojnë dy racione peshk në javë.

Turshitë

Ushqimet e fermentuara në kushtet e shtëpisë, siç janë lakra turshi, kosi, kefiri apo kastravecat turshi ndikojnë në uljen e niveleve të ankthit. Një studim i publikuar në revistën Psychiatry Research zbuloi se ushqimet e fermentuara të pasura me probiotikë ulin nivelet e ankthit.

Frutat Dhe Perimet

Prodhimet e freskëta të tokës janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh. Nivelet e ulëta të tyre kontribuojnë në rritjen e niveleve të ankthit. Besohet se ngrënia e frutave dhe perimeve në mënyrë të rregullt rikthen qetësinë shpirtërore. Ekspertët këshillojnë ngrënien e 2-3 racioneve me fruta dhe perime në ditë.

Uji

Shenjat më të para të dehidratimit ndikojnë te humori, thotë një studim i publikuar në gusht të vitit 2018. Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të sigurohen të pinë mjaftueshëm ujë që të shmangin dehidratimin dhe më pas nivelet e rritura të ankthit.

Kujdes Me Vaktet

Nëse njerëzit anashkalojnë vaktet, niveli i sheqerit në gjak bie dhe për rrjedhojë ankthi përkeqësohet. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastet kur njerëzit ushqehen kryesisht me karbohidrate dhe ushqime të përpunuara, siç është buka e bardhë, orizi, ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara. Për rrjedhojë, ekspertët këshillojnë që vaktet të konsumohen rregullisht dhe fokusi të jetë tek ushqyerja e shëndetshme.