Antibiotikët rrisin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

Antibiotikët janë ndoshta kategoria e ilaçeve që kanë shpëtuar më shumë jetë që kur janë zbuluar dhe përdorur, megjithatë, një studim suedez ka ardhur në përfundim se abuzimi me antibiotikë mund të ketë pas

Abuzimi me antibiotikë në zhvillimin e rezistencë, tek njerëzit dhe kafshët, dhe për këtë arsye rreziku i mbarimit të molekulave efektive përballë infeksioneve të reja është shumë i mundshëm.

Sidoqoftë, një studim suedez tani sugjeron një lloj të ri rreziku, edhe më serioz: sipas të dhënave të analizuara në këtë studim (40,000 pacientë në regjistrin suedez të tumoreve), ciklet e antibiotikëve rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë.

Studiuesit kanë vënë në dukje se gratë dhe burrat që morrën antibiotikë për më shumë se gjashtë muaj kishin 17% shansë më të mëdha që të rrisnik rrezikun e prekjes nga kanceri në zorrën e trashë.

Efekti nuk është i menjëhershëm, thonë shkencëtarët, por pas 5 deri në 10 vjet pas marrjes së vazhdueshme të antibiotikëve rritet rreziku.

Sipas shkencëtarëve, mekanizmi me të cilin antibiotikët çojnë në rritjen e rrezikut ka të bëjë me mikrobiomën e zorrëve, ndërsa ilaçet që nuk e dëmtojnë atë nuk kanë asnjë ndikim në rrezikun e zhvillimit të kancerit.

“Nuk ka arsye për t’u alarmuar pse keni marrë antibiotikë”, tha Sophia Harlid, autore e studimit, megjithatë ajo sugjeron për konsultim me mjekët dhe shqyrtim të sasisë së marrjes së antibiotikëve.