Antivirusi i Samsung mbron mesazhet e smartfonëve Galaxy nga sulmet zero-click

Sulmet zero-click shpeshherë nuk lënë gjurmë dhe viktimat mund të mos jenë fare në dijeni se janë hakuar.

Samsung prezantoi një funksionalitet të ri sigurie quajtur Message Guard për linjën e smartfonëve dhe tabletëve Galaxy për të mbrojtur përdoruesit përballë sulmeve kibernetike “zero-click” që vinë në formën e imazheve në mesazhe.

Sulmet “zero-click” – të cilët zakonisht instalojnë spyware dhe kod të dëmshëm në pajisjet e përdoruesve pa asnjë ndërveprim nga përdoruesit, janë shtuar në mënyrë të ndjeshme vitet e fundit.

Një prej sulmeve më të njohura zero-click u zbulua nga Citizen Labs në 2020-ën pasi një problem sigurie u përdorur për të instaluar spyware Pegasus të NSO dhe përgjuar gazetarë, politikanë dhe aktivistë gjatë periudhës 2017-2020.

Sulmet zero-click shpeshherë nuk lënë gjurmë dhe viktimat mund të mos jenë fare në dijeni se janë hakuar.

Samsung prezanton se Message Guard ndihmon parandalimin e këtyre sulmeve përpara se të ndodhin duke vendosur automatikisht në karantinë kërcënimet që fshihen në imazhet PNG, JPG, GIF, ICO, WEBP, BMP dhe WBMP përpara se të shkaktojnë dëm.

Kur një pajisje Galaxy merr një mesazh me tekst me një imazh, Message Guard e izolon imazhin nga pjesa tjetër e pajisjes për të bllokuar çdo tentativë për ekzekutimin e kodit të dëmshëm. Funksionaliteti skanon imazhin përpara përpunimit që të sigurohet se nuk infekton pajisjen.

Samsung Message Guard është i disponueshëm nga ky moment në seritë Galaxy S23 dhe gradualisht do të ofrohet edhe për smartfonët dhe tabletët e tjerë me One UI 5.1. funksionaliteti Message Guard përdoret me Samsung Messages dhe Messages by Google.

Nuk ka nevojë të aktivizohet nga përdoruesit dhe funksionon në heshtje në sfond sipas Samsung. /PCWorld Albanian