Aplikimet e patentave arrijnë një rekord historik në Europë, kryeson Huawei

Aplikimet e patentave shihen si një indikator i shpenzimeve të kompanive në kërkim dhe zhvillim.

Zyra Europiane e Patentave (EPO) pranoi një numër rekord aplikimesh vitin e kaluar ku pjesa më e madhe e tyre vinin nga SHBA, Gjermania, Japonia dhe Kina.

Në 2023 mbërritën 199,275 aplikime pranë zyrës, 2.9 përqind më shumë se në 2022.

Kompania Kineze Huawei kishte numrin më të lartë të aplikimeve për vitin e tretë me radhë ndjekur nga Samsung, LG, Qualcomm, Ericsson dhe Siemens.

Aplikimet e patentave shihen si një indikator i shpenzimeve të kompanive në kërkim dhe zhvillim.

“Kjo vë në dukje jo vetëm tërheqjen që ka tregu teknologjik Europian por edhe cilësinë e produkteve dhe shërbimeve tona,” tha presidenti i EPO Antonio Campinos.

Aplikimet nga sipërmarrjet e vogla dhe të mesme arritën nivelin më të lartë historik tha ai.