Apple lançon aplikacionin e muzikës klasike në Android

Pasi Apple bleu shërbimin e muzikës klasike Primephonic në 2021, kompania njoftoi planet për të lançuar një aplikacion të muzikës klasike në fund të vitit të kaluar.

Apple Music Classical është i disponueshëm në pajisjet Android nga dita sotme dhe përdoruesit mund ta shkarkojnë në Google Play Store.

Pasi Apple bleu shërbimin e muzikës klasike Primephonic në 2021, kompania njoftoi planet për të lançuar një aplikacion të muzikës klasike në fund të vitit të kaluar.

Megjithatë Apple u vonua me objektivat kohorë të vendosur dhe nuk lançoi një aplikacion për iPhone deri në Mars.

Përdoruesit do të kenë akses në Apple Music Classical përmes një abonimi në Apple Music ose Apple One. Aplikacioni ofron regjistrime të muzikës klasike me 192Khz/24-bit audio së bashku me mijëra regjistrime që mbështetin audion hapësinore.

Gjithashtu ruan të dhënat meta të mijëra regjistrimeve duke e bërë më të lehtë shfletimin e librarisë së saj masive.

Debutimi i Apple Music Classical në Android vjen përpara një versioni të optimizuar për iPad dhe Mac. Por Primephonic ka pasur një aplikacion të tillë në sistemin operativ Android dhe Apple Music thjeshtë do ti zërë vendin.