Apple lançon një aplikacion Android

Apple AirTags janë gjurmues të vegjël që mund tu vendosen sendeve të ndryshme si çelësa apo çanta në rast se kanë humbur.

Apple lançoi sot një aplikacion për smartfonët rivalë Android i cili do të informojë përdoruesit nëse gjendet një pajisje gjurmimi pranë.

Apple AirTags janë gjurmues të vegjël që mund tu vendosen sendeve të ndryshme si çelësa apo çanta në rast se kanë humbur.

Por ato mund të përdoren edhe për qëllime të këqija duke i vendosur në sende pa dijeninë e përdoruesve. Me aplikacionin e ri përdoruesit Android mund të identifikojnë nëse pranë tyre ka gjurmues.

AirTags funksionon duke grumbulluar informacione nga miliona pajisje Apple ku secili identifikon gjurmuesit që janë pranë dhe krijuar kështu një rrjet të fuqishëm gjurmimi.

Dy muaj pas debutimit, shqetësimet rreth përdorimit abuziv të tyre filluan. Apple menjëherë lançoi një veçori të re ku iPhone-t njoftonin përdoruesit nëse një AirTag i panjohur gjendej pranë.

Aplikacioni i ri Android Tracker Detect premton të bëjë të njëjtën gjë. /PCWorld Albanian