Apple lançon versionin e dytë eksperimental të iOS 17 për testim publik

Testuesit publik të cilët janë regjistruar në programin e Apple mund të shkarkojnë iOS 17 dhe iPadOS 17 duke hapur aplikacionin Settings, shkuar në General dhe më pas Software Update.

Apple ditën e sotme lançoi betat e dyte publike të iOS 17 dhe iPadOS 17 duke ju dhënë mundësinë përdoruesve të zakonshëm të testojnë softuerin përpara lançimit.

Beta e dytë publike vjen pas më pak më se dy javësh nga debutimi i betas së parë. Ajo ka të njëjtat funksionalitete që ishin të disponueshme në versionin e katërt beta për zhvilluesit edhe pse Apple gjithashtu ka lançuar ditën e sotme një version të rishikuar.

Krahasuar iOS 17 dhe macOS Sonoma, betat e reja publike për tvOS 17, watchOS 10 dhe HomePod software 17 janë bërë të disponueshme.

Testuesit publik të cilët janë regjistruar në programin e Apple mund të shkarkojnë iOS 17 dhe iPadOS 17 duke hapur aplikacionin Settings, shkuar në General dhe më pas Software Update.

iOS 17 sjell një opsion të ri StandBy për iPhone duke i dhënë mundësinë të shërbejë si një qendër informacioni kur është në pozicionin horizontal dhe i lidhur me një karikues. StandBy Mode tregon orën, aktivitetet live, njoftimet hyrëse dhe dhjetëra mini-aplikacione.