Apple MacBook Pro 14-inç: Laptopi më i dashur vjen me kosto më të ulët dhe ngjyrë të zezë

Laptopi më i fundit i përmirësim i Apple, MacBook Pro, sjell një gamë të gjerë procesorësh, një çmim më të ulët dhe një ngjyrë të re të zezë krahas performancës dhe jetëgjatësisë së baterisë të shtuar.

Laptopi shumë i dashur tashmë fillon nga 1699 euro, një kosto e cila në vetvete nuk konsiderohet e ulët por është 450 euro më pak sesa paraardhësi.

Pamja e jashtme e kësaj “makinerie” ruan të njëjtin kombinim mes dizajnit të vjetër dhe të ri, i ndërtuar në mënyrë solide duke përdorur aluminin me një çmim më të përballueshëm.

Zgjedhja e portave mbetet e njëjta ku përfshihet porta HDMI dhe porta SD e plotë. Ekrani është një prej më të mirëve që mund të gjeni në një laptop: i mprehtë, i ëmbël dhe me ndriçim të fortë duke punuar apo parë përmbajtje HDR.

Madje ka ndriçim 20 përqind më të lartë gjatë përdorimit ditor krahasuar me paraardhësin, një dallim i dukshëm gjatë punës me dokumente.

Risi për modelin e 2023 është opsioni i ri në ngjyrë të zezë. Duke i mrekullueshëm dhe i reziston më tepër shenjave të gishtërinjve. Opsioni i ri i ngjyrës ofrohet vetëm për modelet e segmentit të lartë që fillojnë nga 2499 euro.

M3, M3 Pro dhe M3 Max

Risia e madhe e modeleve të reja MacBook Pro është familja e re e procesorëve M3 të cilët janë ndërtuar mbi procesin më të fundit të prodhimit të gjysmëpërçuesve duke sjellë rritje të konsiderueshme performance dhe reduktuar konsumin e energjisë dhe nxehtësinë.

Modeli bazë 14-inç MacBook Pro fillon me M3 duke u ngjitur drejt M3 Pro dhe M3 Max për më shumë nevoja performance.

Çipi M3 është 20 përqind më i shpejtë sesa çipi M2 i përdorur në MacBook Air dhe makineri të tjera dhe deri në 40 përqind më i shpejtë sesa çipi origjinal M1 nga 2020.

Modeli bazë mund të lidhet me vetëm një monitor të jashtëm dhe me vjen me vetëm 8GB RAM, një aspekt mjaft i kritikuar nga laptopëve të Apple. Dyfishim i memories në 16GB kushton 200 euro më tepër dhe RAM është i salduar në pllakën amë.

Ata që kërkojnë më shumë fuqi, porta shtesë dhe disa monitorë të jashtëm duhet të kalojnë në modelin me çipin M3 Pro i cili mund të përballojë me lehtësi procese më të rënda. Është mbase zgjedhja më e mirë për ata që e përdorin MacBook Pro për punë.

M3 Max qëndron në krye të linjës duke ofruar performancë të lartë për një laptop dhe për shumicën e njerëzve është i tepruar. Por ka prej atyre që kërkojnë performancë të nivelit Workstation dhe janë të gatshëm të paguajnë shumë.

Të gjithë çipet M3 janë po aq të fuqishëm sa ekuivalentët nga Intel në PC dhe ofrojnë rritje të shëndetshme performance nëse vini nga një Mac i 3 apo 5 viteve më parë. Por avantazhi më i madh i Apple është efikasiteti i energjisë ku kompania pretendon se MacBook Pro ka dyfishin e jetëgjatësisë së baterisë krahasuar me rivalët.

Edhe i shkëputur nga karikimi laptopi ruan performancë të lartë.

Madje modeli më i fuqishëm me procesorin M3 Max i testuar mund të ofrojë deri në 16 orë jetëgjatësi baterie duke punuar me Word, shfletuar në ueb, mbajtur shënime dhe punuar me databaza. Modelet bazë M3 duhet të operojnë deri në 20 orë me punë të ngjashme.

Normalisht jetëgjatësia e baterisë tkurret kur procesorët shtyhen në limite. Duke edituar foto MacBook Pro 14-inç ofron 12 orë jetëgjatësi baterie. Për karikimin e tij të plotë duhen 90 minuta me një adaptuar 96W ndërsa për 30 minuta karikohet në 30 përqind.

Qëndrueshmëria

MacBook Pro ka në përbërje 32 përqind materiale të ricikluara përfshirë alumin, elemente të rrallë, ar, plastikë dhe kallaj.

Kompjuterit është përgjithësisht i riparueshëm dhe ka manuale riparimi të disponueshme. Bateria mund të zëvendësohet për 245 euro nga Apple. Specialistët e riparimeve të iFixit lavdëruan Apple për dizajnin modular të përdorur por e kritikuan për vendosjen e kufizimeve përmes softuerit.

Në fund laptopi mori notën 4 nga 10 për riparim.

Çmimi

Modeli 14-inç MacBook Pro fillon nga 1999 euro për modelin bazë M3 me 8GB RAM dhe 512GB hapësirë. Modelet M3 Pro fillojnë nga 2599 euro dhe M3 Max nga 4099 euro.

Për krahasim MacBook Air M2 fillon nga 1349 euro ndërsa laptopët ekuivalentë Windows si Dell XPS 15 fillojnë nga 1999 euro.

Verdikti

Këtë vit opsionet për të blerë një laptop MacBook Pro nga Apple janë më të shumta. Padyshim çmimi më i ulët është mirëpritur edhe pse 1999 euro nuk është aspak lirë për një laptop me procesorë të shpejtë po vetëm 8GB RAM.

Kjo e bën të vështirë rekomandimin e tij përballë modeleve të shkëlqyera MacBook Air për përdoruesit Apple.

Ekrani 14-inç është madhësia e preferuar e paneleve për shumicën e përdoruesve ndërsa cilësia e tij as që kontestohet. Trackpadi dhe tastiera janë ndër më të mira që mund të gjeni në një laptop.

 

Specifikimet e Harduerit

Ekrani

14.2-inç mini LED (3024×1964) Pro Motion 120Hz me dendësi 254ppi

Procesori

Apple M3, Pro ose Max

RAM

8, 18 ose 32 ose deri në 128GB

Hapësira

512GB, 1, 2, 4, ose 8TB

Sistemi Operativ

macOS 14.1 Sonoma

Kamera

1080p FaceTime HD

Konektiviteti

Wi-Fi 6E, Bluetooth 5.3, USB, Thunderbolt, HDMI 2.1, kartë SD, kufje

Përmasat

221.2 x 312.6 x 15.5

Pesha

1.55 deri në 1.62kg

Avantazhet– Çipe të shpejta, – Jetëgjatësi e lartë baterie, – Ekrani i shkëlqyer miniLED ProMotion, – Porta të shumta, – Altoparlantët të shkëlqyer, – TouchID, – Tastierë dhe trackpad i mirë, – Ekrani 14-inç, – Ngjyrë e re e zezë,
Disavantazhet– Ska USB-A, – Ska FaceID, – Ska kamër Centre Stage, – RAM dhe SSD nuk shtohen pas blerjes, – I kushtueshëm, – Modeli bazë ka RAM të paktë,