Apple përditëson AirTags pas shqetësimeve të privatësisë

Kritikët besojnë se ky gjurmues në madhësinë e një monedhe mund të përdoret me lehtësi për të gjurmuar dhe monitoruar në kohë reale vendndodhjen e një përdoruesi.

Apple ka lëshuar një përditësim softueri për AirTags pas shqetësimeve se mund të përdoren për të gjurmuar njerëzit në mënyrë të fshehtë.

AirTags debutuan në Prill dhe u promovuan si një mënyrë që njerëzit të gjurmojnë sendet e tyre.

Por kritikët besojnë se ky gjurmues në madhësinë e një monedhe mund të përdoret me lehtësi për të gjurmuar dhe monitoruar në kohë reale vendndodhjen e një përdoruesi.

Pas përditësimit, AirTags do të lëshojnë një sinjal nëse janë larg iPhone të përdoruesit gjatë intervaleve 8 deri në 24 orë. Sapo të jenë pranë iPhone AirTags do të përditëson automatikisht.

Kur Apple i lançoi në muajin Prill kompania tha se ishin dizajnuar të atilla që të mos lejonin gjurmimin e përdoruesve. Pajisja është aq e vogël sa mund të vendoset në një çantë apo xhepin e një xhakete duke ngritur shqetësimet për keqpërdorimin e saj.

Nëse një iPhone kupton se gjurmuesi i dikujt tjetër por e ndjek, do të shfaqë një paralajmërim. Përdoruesit e telefonëve Android nuk marrin paralajmërime të tilla. /PCWorld