Apple rritet pavarësisht rënies së shitjeve të iPhone

Pavarësisht rritjes investitorët ishin të shqetësuar për disa zhvillime siç ishte shitjet e iPhone që kanë ngelur në vend dhe të ardhurat në Kinë q po bien.

Apple raportoi 85.8 miliardë dollarë të ardhura në tre mujorin e dytë të 2024 duke tejkaluar pritshmëritë dhe rritur me 5 përqind krahasuar me një vit më parë.

Pavarësisht rritjes investitorët ishin të shqetësuar për disa zhvillime siç ishtin shitjet e iPhone që kanë ngelur në vend dhe të ardhurat në Kinë që po bien.

Të ardhurat nga Kina ishin 14.7 miliardë dollarë, një rënie me 6.3 përqind krahasuar me një vit më parë ndërsa Apple përballet me konkurrentë si Huawei.

Në tërësi biznesi i iPhone gjeneroi 39.30 miliardë dollarë të ardhura, një rënie e lehtë krahasuar me 39.67 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë një vit më parë.

Por si u rrit Apple me 5 përqind? Kompania solli përditësime të reja për iPad ndërsa konsumatorët u përgjigjën mirë ndërsa të ardhurat nga ky produkt u rritën me 24 përqind në 7.16 miliardë dollarë.

Biznesi i shërbimeve u rrit me 14 përqind, i veshjeve elektronike dhe aksesorëve ra me 2 përqind ndërsa i kompjuterëve Mac u rrit me 2 përqind.