Apple thotë se 8GB RAM në MacBook është barabartë me 16GB në laptopë Windows

Kompania ka mbrojtur vendimin për të lançuar modele MacBook Pro me vetëm 8GB RAM. Zëvendës presidenti i marketingut të produktit Bob Borcher thotë se efikasiteti që Apple implementon në pajisjet e saj e bën 8GB RAM të barabartë me 16GB RAM në produktet e tjera.

Produktet e reja me procesor M3 të Apple shtyjnë akoma më përpara adoptimin e kompjuterëve me çipe ARM por MacBook Pro më i lirë kushton 1600 dollarë dhe vjen me vetëm 8GB RAM.

Shumë sot e konsiderojnë 16GB RAM si standardin e artë dhe minimumi i nevojshëm për punë intensive, por Apple mendon ndryshe për RAM.

Kompania ka mbrojtur vendimin për të lançuar modele MacBook Pro me vetëm 8GB RAM. Zëvendës presidenti i marketingut të produktit Bob Borcher thotë se efikasiteti që Apple implementon në pajisjet e saj e bën 8GB RAM të barabartë me 16GB RAM në produktet e tjera.

Modeli më i lirë është MacBook Pro M3 14-inç me 8GB RAM dhe kushton 1599 dollarë. Ndërkaq përdoruesit e kompjuterëve Windows janë më të prirë të blejnë një produkt me 16GB RAM. Edhe pse memoria e unifikuar që Apple implementon ka disa avantazhe përballë RAM që vendoset në fole, 8GB ende është një sasi e vogël për procesorin dhe grafikat.

Borcher tha se përdoruesit e Apple nuk duhet të shqetësohen për kufizimet e perfrmancës së modeli bazë M3 duke qenë se maOS menaxhon RAM më me efikasitet se Windows.

Një prej përbërësve sekretë të pajisjeve të reja M3 mund të jetë Dynamic Caching, një opsion i prezantuar muajin e kaluar. Ndryshe nga kartat grafike tradicionale që alokojnë memorien sipas detyrave, Dynamic Caching alokon RAM në kohë reale duke i dhënë çdo aplikacioni sasinë e memories që i nevojitet.

Apple dizajnoi Dynamic Caching për të rritur përdorimin e kartës grafike në përmirësimin e performancës së lojërave apo punës me videot.