Apple thotë se bateritë e iPhone 15 kanë më shumë jetëgjatësi sesa kishte menduar

Sipas Apple testimi është bërë duke karikuar dhe shkarkuar bateritë 1000 herë duke reflektuar përdorim ditor të zakonshëm.

Apple ka përditësuar informacionin rreth jetëgjatësisë së baterisë së iPhone 15. Kompania tha ditën e Marte se iPhone-t e fundit mund të ruajnë 80 përqind të kapacitetit origjinal të karikimit edhe pas 1000 ciklesh.

Ndryshimi vjen në një kohë kur rregullat e reja Europiane kërkojnë që telefonët të kenë një gradë për jetëgjatësinë e baterisë.

Deri më sot Apple thoshte se bateritë e iPhone ruajnë 80 përqind të kapacitetit të tyre të karikimit pas 500 ciklesh. Por pasi kompania testoi shëndetin e baterive të smartfonëve të saj në 2023, gjeti se ato mund të ruajnë 80 përqind të kapacitetit edhe pas 1000 ciklesh.

Sipas Apple testimi është bërë duke karikuar dhe shkarkuar bateritë 1000 herë duke reflektuar përdorim ditor të zakonshëm.

Për modelet më të vjetra para 2023, mbetet në fuqi përllogaritja e vjetër prej 500 ciklesh për 80 përqind të kapacitetit të baterisë.

Duke filluar nga qershori 2025, prodhuesve të smartfonëve dhe tabletëve që bëjnë biznes në BE do t’u caktohet një notë (A deri në G) që tregon efikasitetin e tyre të energjisë, jetëgjatësinë e baterisë, mbrojtjen nga pluhuri dhe uji dhe rezistencën ndaj rënieve aksidentale.