Arsenali fiton në fushën e vështirë të Sevillas

Arsenali ka fituar ndaj Sevillas në Spanjë për të dalë në vendin e parë në Grupin B të Ligës së Kampionëve. Të martën mbrëma Arsenali fitoi 2:1 në udhëtimin e vështirë në Sevilla.

Gabriel Martinelli shënoi golin e parë për londinezët në minutat shtesë të pjesës së parë. Gabriel Jesus shënoi për 2:0 në minutën e 53-të.

Ndërkohë golin për Sevillan e shënoi Nemanja Gudelj në minutën e 58-të.

Arsenali tani është lider i grupit me gjashtë pikë nga tri ndeshje. Sevilla është e treta me dy pikë, sa i ka edhe PSV në vendin e katërt. Lensi është i dyti me pesë pikë.