Aston Martin konfirmon modelin e ri sportiv Vantage GT3

Pas një debutimi të shkurtër në Daytona, SHBA, Aston Martin më në fund ka publikuar pamjet e modelit të ri Vantage nga klasa GT3.

Vantage GT3 përbëhet nga pjesë me fibër karboni por ka pësuar edhe një sërë ndryshimesh tjera në krahasim me modelet e tjera, e që e kanë bërë atë më të përshtatshëm për përdorim në pistë.

Modeli i vjetër Vantage GT3 ishte një automjet garash, andaj Aston mendon se edhe GT3 i ri do të jetë ashtu.

Por pavarësisht suksesit, rrugëtimin e prodhimit të tij kompania e përshkroi si “sfidues”, shkruajnë mediat e huaja

Deri në fund të vitit 2024, prodhuesi britanik i veturave pret që 30 variante GT3 të garojnë në pistat e mbarë botës.

Bëhet e ditur se, përveç garave në Kampionatin e Veturave Sportive IMSA WeatherTech, GT3 do të konkurrojë edhe në Kampionatin Botëror të Qëndrueshmërisë FIA (WEC), Serinë Evropiane Le Mans (ELMS), dhe Serinë Nürburgring Langstrecken (NLS).