Automjeti godet këmbësorët në qendër të Londrës

Policia britanike thotë se një numër i konsiderueshëm i këmbësorëve janë lënduar pranë Muzeut Historik Natyror të Londrës dhe se një burrë i cili ka shktaktuar lëndimin e tyre është arrestuar në vendngjarje.

Mediat britanike njoftuan se një makinë kishte “vërshuar” në trotuar në zonën popullore turistike Sourh Kensigton të kryeqytetit të Britanisë.

Policia e përshkroi incidentin si një përplasje dhe tha se motivi për incidentin ishte nën hetim.

“Hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivin janë në proces e sipër,” tha policia.

Deklarata e policisë sqaroi se oficerët ishin në vendngjarje dhe se Shërbimi i Ambulancës në Londër ishte i pranishëm.

Britania është në nivelin më të lartë të sigurisë, pasi vetëm sivjet është goditur nga pesë sulme terroriste. /MESAZHI/