Avokatët gjobiten me 5 mijë dollarë sepse përdoren informacione të rreme gjeneruar nga ChatGPT

Lidhur me vendimin për të gjobitur Schwartz gjykatësi Kevin Castel tha se nuk ka asnjë ndalim në përdorimin e mjeteve të tilla të inteligjencës artificiale përderisa avokatët kontrollojnë saktësitë e gjetjeve përmes tyre.

Avokati Nju Jorkez Steven Schwartz përdori ChatGPT për të kërkuar dhe gjetur informacion një vendi që bëri që gjykatësi ti vinte një gjobë prej 5 dollarësh atij, bashkëpunëtorit Peter LoDuca dhe firmës së tyre ligjore Levidow and Oberman raportoi The Guardian.

Schwartz përdori ChatGPT për një rast ku një burrë kishte paditur kompaninë ajrore Avianca në Kolumbi dhe ai pretendon se kishte pësuar dëmtime fizike gjatë një fluturimi drejt Nju Jorkut.

Në këtë çështje, ChatGPT prodhoi gjashtë raste si precedentë të tilla si “Martinez dhe Delta Airlines dhe Miller dhe United Airlines ku që të dyja nuk ekzistonin.

Lidhur me vendimin për të gjobitur Schwartz gjykatësi Kevin Castel tha se nuk ka asnjë ndalim në përdorimin e mjeteve të tilla të inteligjencës artificiale përderisa avokatët kontrollojnë saktësitë e gjetjeve përmes tyre.

Raste të përdorimit të ChatGPT dhe robotëve të tjerë bashkëbisedues me inteligjencë artificiale të cilët gjenerojnë informacione të pasakta janë përhapur kudo.