Barcelona fiton titullin në La Liga

Barcelona është shpallur kampione në La Liga për herë të parë pas katër vitesh, pasi nuk e kishte marrë në duar trofeun që nga vitit 2019.

Blaugranasit mposhtën rivalin lokal, Espanyolin me rezultat 4-2 në shtëpi të tyre, për t’u kurorëzuar kampion për edicionin 2022/23, dhe kështu e rrëzuan nga froni Real Madridin.

Pas 11 minutash lojë, Barcelona kaloi në epërsi me golin e Robert Lewandowskit, me Alejandro Balden që ishte asistuesi.

Për 2-0 u përkujdes Balde, që ndryshoi roli nga asistues në golashënues, ndërsa atë e zëvendësoi Pedri që i dhuroi një asist të bukur.

Golin e tretë për katalunasit e shënoi sulmuesi polak në minutën e 40-të, që ishte i dyti personal në ndeshje.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga Barcelona, derisa e shënuan edhe golin e katërt, ndërsa pranuan dy të tjerë.

Në minutën e 53-të, Frenkie de Jong asistoi te Jules Kounde, që realizoi me kokë për rezultatin 4-0.

Espanyoli rrezikoi më pas me anë të Javi Puados (70’), mirëpo Marc-Andre ter Stegen bëri pritje fantastike.

Gjermani nuk ia doli ta priste goditjen e Puados katër minuta më vonë, që realizoi për 4-1.

Por, vendasit nuk u ndalën me kaq – derisa shënuan edhe të dytin nëpërmjet Joselut (90+2′), por që nuk e ndalën festën e Barçës për titull.

Pas javës së 34-të, Barcelona është lidere me 85 pikë, 14 më shumë se rivali i përjetshëm Real Madridi, ndërsa në xhiron e 35-të si kampion takohet me Real Sociedadin. /