Ballina Sport Futboll Barcelona i largohet Realit me 9 pikë

Barcelona i largohet Realit me 9 pikë

Barcelona ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në La Liga.

Ata janë fitimtarë në derbin ndaj Espanyolit, me rezultat të thellë 4-1 duke marshuar kështu drejt titullit.

Diferenca tashmë do të jetë 9 pikë me rivalin e tyre në vend të dytë, Real Madridin.

Golat u realizuan nga Ferran Torres (2 gola), Lamine Yamal dhe Marcus Rashford, ndërsa për Espanyolin shënoi Lozano.

Barcelona, mbetet e para në La Liga me 79 pikë./