Bartomeu jep dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës

Josep Maria Bartomeu nuk është më president i Barcelonës.

Mediet në Spanjë raportojnë se Bartomeu ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Barcelona, këtë verë ka përjetuar momentet më të këqija viteve të fundit, duke filluar nga humbja 8:2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve e deri te kërkesa për largim e Lionel Messit.

Kjo kishte bërë që tifozët e Barcelonës të ngrihen kundër tij, madje së fundi është nënshkruar edhe një peticion për largim.

Sipas Sport.es, Bartomeu ka paraqitur dorëheqjen së bashku me bordin, dhe këtë duan ta bëjnë para se të ngrihet çështja e mocionit të mosbesimit.