Bashkimi Evropian miraton ligjin për rregulloren e inteligjencës artificiale

Teknologjitë të cilat klasifikojnë njerëzit bazuar në statusin e tyre social dhe ekonomik apo karakteristika të personalitetit të tyre do të ndalohen gjithashtu.

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kanë ndërmarrë hapat për të rregulluar përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale në vendet e unionit duke miratuar një draft të ri quajtur si Akti AI.

Ligj pritet të vijë në versionin final në fund të këtij viti dhe nëse hyn në zbatim Bashkimi Evropian do të ndalojë përdorimin e sistemeve biometrike në kohë reale dhe distancë siç është teknologjia e njohjes së fytyrës.

Gjithashtu do të ndalojë pajisjet të cilat shfaqin manipulim të sjelljes siç janë loërat të cilat inkurajojnë sjellje të rrezikshme tek fëmijët.

Teknologjitë të cilat klasifikojnë njerëzit bazuar në statusin e tyre social dhe ekonomik apo karakteristika të personalitetit të tyre do të ndalohen gjithashtu.

Nga ana tjetër teknologjitë që konsiderohet me rrezikshmëri të lartë duhet të regjistrohen në një databazë Europiane. Këtu përfshihen sistemet AI përdorur për identifikim biometrik dhe ato që përdoren nga agjencitë ligjzbatuese.

Komisioni Evropian fillimisht propozoi Aktin AI në Prill të 2021. Ishte kohë përpara se të shihnim një rritje meteorike të sistemeve AI gjeneruese të cilat shtuan zërat që bëjnë thirrje për rregullimin e inteligjencës artificiale.

Versioni që ligjvënësit kanë votuar përfshin rregulla për kompanitë e AI gjeneruese si OpenAI. Këto kompani duhet të jenë më transparente për përmbajtjet që gjenerohen dhe të sigurohen se modelet e tyre nuk prodhojnë përmbajtje të paligjshme.

Gjithashtu duhet të publikojnë përmbledhje të të dhënave nën të drejtat e autorit që janë përdorur për trajnimin e modeleve të tyre.

Versioni final i ligjit do të negociohet nga Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian. /PCWorld Albanian