Bashkimi Evropian mund të kërkojë shpërbërjen e biznesit të reklamimit të Google

Megjithatë zhgënjimi në rritje ndaj Google që nuk ka arritur të adresojë shqetësimet e autoriteteve të konkurrencës ka detyruar BE-në të veprojë.

Autoritetet rregullatorë të Bashkimit Evropian mund të urdhërojnë Google të shesë pjesë të biznesit të reklamimit raportoi agjencia lajmeve Reuters e cila citon burime të afërta me çështjen.

Komisioni Evropian mund të lëshojë një urdhër formal ditën e Mërkure kundrejt Google duke shtuar përpjekjet përtej atlantikut për të adresuar dominimin e gjigantit të teknologjisë në reklamat dixhitale.

Në 2022 Komisioni nisi një hetim ndaj Google duke shprehur shqetësim për pozitat dominuese. Një urdhër i tillë nga autoritetet Evropiane është i radhë.

Megjithatë zhgënjimi në rritje ndaj Google që nuk ka arritur të adresojë shqetësimet e autoriteteve të konkurrencës ka detyruar BE-në të veprojë.

Në tre mujorin e parë të 2023 Google raportoi të ardhura prej 54.55 miliardë dollarë nga reklamimi duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve.

Dominimi i Google në këtë sektor ka shtuar shqetësimet vitet e fundit. SHBA përgatiti një ligj kundër Google duke kërkuar shitjen e suitës së menaxhimit të reklamave duke argumentuar se gjiganti i kërkimit ka abuzuar me pozitat dominuese.