Bayern Munich e mposht pa probleme Stuttgartin

Bayern Munich e ka vazhduar ecurinë e mirë në Bundesligë. Bayern Munich e ka mposhtur Stuttgartin në javën e 19-të në kuadër të Bundesligës me rezultat, 4-1. Golin e parë për bavarezët e shënoi Thiago Alcantara në minutën e 5-të, por që mysafirët e barazuan rezultatin me anë të Anastasios Donis (26’), raporton lajmi.net. Bayern Munich e riktheu epërsinë fal auto-golit të Genter (55’), ndërsa Robert Lewandowski dështoi nga penalltia në minutën e 65’. Leon Goretzak e shënoi golin e tretë (71’), ndërsa atë të fitores e realizoi sulmuesi polak në minutën e 84’. Pas kësaj xhiroje, Bayern Munich gjendet në vendin e dytë me 42 pikë, gjashtë më pak se Dortmund që është në endnin e parë.