Befasi: Neymar transferohet te Liverpool?

Dëshira e vazhdueshme e Neymar për t’u larguar nga PSG ka bërë që interesimi i skuadrave evropiane për shërbimet e tij, të rritet.

Futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, karrierën mund ta vazhdojë në Premierligë.

Sipas ESPN, është skuadra e Liverpoolit që po synon transferimin e Neymar, përcjell lajmi.net.

Neymar në verën e fundit ka qenë shumë afër rikthimit në La Liga, ku kërkohej nga Barcelona dhe Real Madrid.

Në të kaluarën, Neymar është kërkuar edhe nga skuadrat tjera të Premierligës, si Manchester City, Chelsea dhe Manchester United.