Bëj ndonjë te mirë pas mirësisë së Zotit ndaj teje

Korab Hajraj

…Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu… (El-Kasas 77)

Është mirë të bësh ndonjë te mirë pas mirësisë së Zotit ndaj teje.

Preferohet që mirësia të jetë nga vetë lloji i mirësisë.

Nëse është furnizim, atëherë jepni sadaka.

Nëse është gëzim, atëherë gëzoni të tjerët.

Nëse është lehtësim, atëherë lehtëso për të tjerët.

Nëse është shëndet, kontribuoni në shërimin e të sëmurëve.

Kush e ndjen mirësinë e Zotit, nuk do sillet ndryshe veçse si një mirëbërës.

Nga: Hoxhë Korab Hajraj