Bisedimet e Astanas për Sirinë do të rifillojnë në datat 7-8 korrik

Raundi i 16-të i bisedimeve të Astanas për Sirinë, që u shty për shkak të epidemisë së konavirusit të tipit të ri (Covid-19), do të zhvillohet në Nur-Sultan, kryeqytetin e Kazakistanit në datat 7-8 korrik.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kazakistanit, në bisedime do të jenë të pranishëm delegacionet nga vendet garantuese Turqia, Irani dhe Rusia, si dhe përfaqësues të regjimit dhe opozitës ushtarake nga Siria.

Me në krye delegacionin special të Kombeve të Bashkuara në bisedime do të marrin pjesë si vëzhgues edhe Jordania, Libani dhe Iraku.

Pikat kryesore të agjendës në bisedimeve do të jenë situata aktuale në Siri, shpërndarja e ndihmave humanitare, rifillimi i punës së Komitetit Kushtetues Sirian në Gjenevë, shkëmbimi i të burgosurve, lirimi i pengjeve, kërkimi i personave të zhdukur si dhe masat e ndërtimit të besimit. /trt