Në shtëpi mëngjesi mund të nisë me një kafe, lëng, bukë me reçel apo biskota.
Këto të fundit janë zgjedhja që preferohet nga të mëdhenj e të vegjël dhe në çdo kohë të ditës.
Për të thyer oreksin apo për të shijuar diçka të ëmbël, një biskotë e përgatitur në shtëpi është gjithnjë një zgjedhje e mirë.
Mësoni mënyrën e saktë të përgatitjes dhe shijojini edhe ju në shtëpitë tuaja.
Përbërësit
- 360 gr miell
- 140 gr sheqer
- 100 gr gjalpë
- 100 ml qumësht
- 1 vezë
- 1 pako esencë vanilje
- 5 gr fryrës për ëmbëlsira
- Kripë
Përgatitja
- Shtoni gjalpin e prerë në kubikë në një enë të thellë, po aty shtoni sheqerin dhe shumë pak kripë.
- Kini parasysh që gjalpi duhet të jetë në temperaturë ambienti, më pas vazhdoni duke i përzier të gjithë përbërësit.
- Përdorni një lugë druri në mënyrë që të fromoni një masë të shkrifët e me kokrriza.
- Shtoni vezën dhe filloni të përizeni me anë të një rrahësi elektrik, derisa të formohet një masë brumi kremoze e në fund hidhni esencën e vaniljes.
- Teksa përzieni ende me rrahëse, shtoni quëmshtin në temperaturë ambienti.
- Më pas sitni miellin pak nga pak, bashkë me fryrësin për ëmbëlsira. dhe do të formoni brumin e trrashë të biskotave tuaja.
- Pasi brumi të jetë gati, kalojeni atë në një tavolinë pune, spërkateni me pak miell dhe filloni ta punoni me duar për disa momente.
- Futeni në një qese plastike dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta.
- Kur kjo kohë të ketë kaluar, vendosni topin e brumit tuaj në një sipërfaqe të shtruar me letër pjekje dhe vendosini edhe një tjetër letër pjekje sipër.
- Tani me anë të një petësi hapni një petë mesatare me trashësi deri në 1 cm.
- Më pas hiqni letrën e pjekjes që ndodhet sipër brumit tuaj dhe me anë të një thike prisni biskotat në formë drejtkëndore apo në forma të tjera që ju dëshironi.
- Do të përfitoni rreth 40 biskota të holla e të gjata të cilave në mës sipas dëshirës hapini nga një vrimë të vogël për t;i bërë më krokante.
Për pjekjen
- Zgjidhni një tavë, shtrojeni me letrat e pjekjes që përdorët më parë kur hapët petën dhe vendosini biskotat një nga një në tavë duke i lyer me pak qumësht sipër.
- Futini të piqen në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë për 15-18 minuta.
- Deri kur biskotat të fillojnë të marrin ngjyrë të artë.
- Nxirrini nga furra dhe shijoni të ngrohta me qumësht, kakao apo çaj.








