Bitcoin do të mbyllë muajin e parë me humbje që prej Dhjetorit

Ekspertët shohin një rezistencë të fortë të bitcoin në 28500 dollarë me mbështetjen fillestare që ishte 27350 dollarë dhe një nivel testimi prej 26200 dollarë.

Bitcoin rifitoi një pjesë të vlerës së humbur që prej të Enjtes së kaluar, por kriptomonedha ende është në rrugë për mbyllur muajin e parë me humbje që prej Dhjetorit të 2022.

Kriptomonedha lider vlerësohej me 27800 dollarë në momentin që shkruajmë, një rritje me 7.5 përqind krahasuar me 25900 dollarë që regjistroi javën e kaluar.

Por çmimet krahasuar me muajin e kaluar janë 5 përqind më poshtë duke shënuar kështu muajin e parë me rënie. Gjatë Janarit, Marsit dhe Prillit, Bitcoin kishte një performancë pozitive ndërsa gjatë Shkurtit qëndroi në vend.

Kundrejt ethereum, bitcoin po mbyllur muajin me 7 përqind humbje. Performanca e bitcoin mori një goditje gjatë muajit ndërsa Rezerva Federale Amerikane tha se do të mbajë interesat e larta për të luftuar inflacionin dhe humbjet e vendeve të punës.

Që prej vitit të kaluar kapitali vijon të largohet nga tregu kripto dhe ky trend është ruajtur gjatë këtij muaji ku vlera e tregut e stablecoin ra në 130 miliardë dollarë, ose nivelin më të ulët të 20 muajve.

Stablecoin janë asete dixhitale vlera e të cilave është e lidhur ngushtë me një valutë siç është dollari Amerikane dhe tre vitet e fundit janë përdorur për të financuar blerjen e kriptomonedhave të tjera. Bitcoin zakonisht ka për tendencë të shkojë me kahe të kundërta me dollarin Amerikan.

Ekspertët shohin një rezistencë të fortë të bitcoin në 28500 dollarë me mbështetjen fillestare që ishte 27350 dollarë dhe një nivel testimi prej 26200 dollarë.

Në një mjedis me norma të larta interesi, kthimet e larta pa rrezik, siç janë fondet e tregut të parasë, janë më tërheqëse për investitorët, që do të thotë se mungesa e likuiditetit në tregun e kriptove vazhdon.