Borë në Kosovë, kjo është gjendja e rrugëve

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Kosovë ka pasur reshje të borës me intensitet të ulët.

Raportet e para nga terreni sipas ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj na tregojnë se të gjitha rrugët rajonale e nacionale të Republikës së Kosovës janë të kalueshme pa problem, por që duhet të përshtatet shpejtësia e lëvizjes nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

“Poashtu menaxherët rajonal na njoftojnë që edhe rruga për Restelicë (Dragash) është e hapur tërësisht, pas problemeve që i kishte nga erodimet e gurëve dhe të dheut gjatë ditës së djeshme”, ka thënë ministri Lekaj.