Bota po festonte

Ju atëherë nuk ishit në këtë botë. Në atë kohë toka kishte njerëz dhe fëmijë të tjerë, por njerëz të mirë kishte shumë pak. Ligësia ishte përhapur shumë .
Prandaj duhej të vinte një shpëtimtar. Ai duhej t’iu sillte lumturi njerëzve. Allahu i Lartë e kishte premtuar më parë për këtë. Ai do ta dërgonte shpëtimtarin. Çdo krijesë po e priste këtë çast. Kjo botë kishte nevojë për të më shumë se për gjithçka tjetër.
Ishte viti 571, muaji prill, ndërsa dita e hënë. Atë ditë kjo botë ishte shumë, shumë e kënaqur. Rrotullohej me gëzim. Çfarë kishte ndodhur kështu? Çdo vend e kishte mbuluar një dritë e këndshme. A kishte ndodhur vallë ajo që pritej? A kishte ardhur miku që pritej?…
Kur, në njërën anë, bota e priste me padurim këtë sihariq, në anën tjetër ndodhnin gjëra shumë të çuditshme. Zjarri i adhuruesve të zjarrit që rrinte që prej një mijë vitesh, u fik përnjëherë. Idhujt në Qabe u rrezuan. Liqeni Save u tha, ndërsa Lugina Semare u përmbyt nga uji. Atë natë ishin shkatërruar plotësisht katërmbëdhjetë shtylla nga saraji i mbretit të Iranit.
Atë natë kishin ndodhur edhe shumë gjëra të tjera… Dhe, të gjitha këto nuk kishin ndodhur kot. Të gjitha lajmëronin për një ngjarje shumë të rëndësishme… Atë natë kishte lindur një yll. Dijetarët çifutë të cilët e panë këtë yll, e kuptuan se kjo ishte një shenjë që tregonte se kishte lindur Pejgamberi.
Një çifut nëpër rrugët e Medinës bërtiste: “O çifutë, dijeni se ylli i Ahmedit lindi këtë natë. Ai ka lindur sonte!”. Çifutët u mërzitën shumë që profetësia nuk iu dha ndonjërit që e kishte prejardhjen nga ata.
Ai ishte robi më i mirë i Allahut. Ai ishte pejgamberi më i madh. Deri atëherë të gjithë pejgamberët gjithmonë e lavdëronin atë. Hz. Musai, Hz. Davudi, Hz. Isa kishin lajmëruar se ai do të vinte.
Po, po miku që pritej prej shumë kohësh, më në fund kishte ardhur në këtë botë…

Nga libri: Pejgamberi im i dashur në 365 ditë – Dita 5