Ballina Kuzhinë Bukë e thekur me rigon dhe hudhër

Bukë e thekur me rigon dhe hudhër

Buka e thekur është pjesë e pandashme e një ushqimi të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Ajo shijon shumë nëse lyhet me vaj ulliri ose gjalpë.

Përbërësit

  • 4 lugë e gjysmë çaji me gjalpë të butë,
  • 1-2 thelbinj hudhër
  • Gjysëm qepujke
  • Një majë luge çaji me rigon
  • Një majë luge çaji me spec të kuq pluhur
  • Dy-tre feta bukë

Përgatitja

  • Përzieni në një mikser gjalpin dhe erëzat dhe me të lyeni fetat e bukës,
  • Vendosini ato në një letër pjekjeje dhe piqini në furrë për 10-15 minuta.
  • Këto feta shërbejnë shumë mirë si antipastë për festa e gëzime familjare.
  • Ato shërbejnë për të hapur por edhe për të shuar oreksin.

Pesë arsye të forta pse duhet të hani bukë të thekur

  • Vlerat e bukës së thekur shkojnë përtej shijes së mirë të saj.
  • Këto vlera shumëfishohen pikërisht gjatë thekjes.

Buka e thekur për diabetikët

  • Buka e thekur ka dy vlera të mëdha për njerëzit që vuajnë nga diabeti.
  • Ajo ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrnave tek buka.

Indeksi i glicemisë

  • Normalisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti, ose ata që përpiqen të bien në peshë, nuk duhet të konsumojnë bukë.
  • Por gjatë thekjes, indeksi i glicemisë tek buka ulet.
  • Kjo do të thotë se buka ka një efekt më të vogël tek niveli i sheqerit në gjak.

Yndyrnat

  • Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash.
  • Të dhënat tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.

Tretja

  • Buka e thekur u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga problemet e tretjes.
  • Buka e thekur, banania, orizi dhe salca e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diaresë.

Më shumë energji

  • Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji.
  • Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.

Të përzierat

  • Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave.
  • Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje.
  • Buka më e shëndetshme që rekomandohet, është ajo e përgatitur me drithëra të plota.
  • Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes.