Bullgur me perime të stinës

Për këtë tavë ju duhen: 500 g bullgur, 10 qepë të njoma, 4-5 thelpinj hudhër, 2 kokrra domate, 2 tufa kopër ose nenexhik, 1.2 – 1.5 litër ujë, kripë, piper, tumerik dhe vaj ulliri.

Përgatitja: Kaurdisim bullgurin me dy lugë vaj dhe e shtojmë te tava ku do gatuajmë. Në tigan shtojmë vaj ulliri dhe kaurdisim qepet e grira. Kur qepët zbuten shtojmë hudhrat, domatet,kripën dhe erëzat. Kaurdisim derisa domatja të lidhet dhe shtojmë 1.2 litra ujë dhe koprën të marrë valë bashkë me perimet.Ndërkohë ndezim furrën në 180 gradë. Kur uji fillon e vlon e hedhim mbi bullgur dhe tavën e vendosim në furrë. Pjekim derisa bullguri të thithë tē gjithë ujin.