Butoni “Dislike” me efekt minimal në sugjerimet e përmbajtjeve të algoritmit të YouTube

Hulumtuesit zbuluan se këto funksioni kishte shumë pak efektivitet në atë çfarë algoritmet sugjerojnë tek ju.

Nëse keni provuar të ndikoni në algoritmet e YouTube të cilët sugjerojnë përmbajtje, me shumë gjasa keni kuptuar se nuk është e lehtë dhe shpeshherë video që nuk janë në preferencën tuaj shfaqen.

Në të vërtetë është e vështirë ti tregoni YouTube preferencat tuaja. Një problem i madh me platformën, sipas një studimi të ri nga Mozilla, është se butoni “Dislike” thuajse nuk ndikon aspak tek këto algoritme.

Të dhënat e grumbulluara nga RegretsReporter u testuan me katër kontrolle të ndryshme: butonin “dislike,” dhe opsionet “not interested”, “don’t recommend channel,” dhe “remove from watch history.”

Hulumtuesit zbuluan se këto funksioni kishte shumë pak efektivitet në atë çfarë algoritmet sugjerojnë tek ju.

Më efektivi ishte opsioni “don’t recommend from channel,” i cili parandaloi 43 përqind të rekomandimeve të padëshiruara ndërsa “not interested” parandaloi afro 11 përqind të sugjerimeve. Butoni “dislike” parandalonte 12 përqind të sugjerimeve të padëshiruara ndërsa “remove from watch history” 29 përqind.

Studimi i Mozilla vjen në një kohë kur platformave madhore ju kërkohet ti bëjnë algoritmet e tyre më transparente. Akti i Shërbimeve Dixhitale i Bashkimit Evropian është nisma më konkrete ligjore në këtë drejtim. /PCWorld Albanian