Çfarë është mbulesa oleofobike dhe përse shërben?

Duke qenë se nuk është një komponent i përfshirë në garancinë e produkteve, përdoruesit duhet të paguajnë nga xhepi i tyre për riaplikimin e saj.

Ditët e para pasi keni blerë një telefon të ri janë gjithnjë një ndjesi ndryshe me dhe ajo që i bën më së shumti përshtypje një përdoruesit është pastërtia që ka ekrani.

Po kjo ndjesi gradualisht fillon të largohet ndërsa shenjat e gishtërinjve fillojnë të shfaqen në ekrani pasi të keni përdorur për ca kohë telefonin.

Por çfarë ka ndryshuar? Mbulesa oleofobike është larguar dhe tashmë vajrat nga gishtat tuaj mbesin mbi ekran. Por si funksionon kjo mbulesë dhe pse është konsumuar?

Çfarë është mbulesa oleofobike?

Nëse hymë në brendësi të fjalës, oleofobike do të thotë “frikë nga vajrat.” Andaj termi oleofobike nënkupton një material rezistente ndaj vajrave që aplikohet mbi ekran.

Mbulesa aplikohet në shumicën e ekraneve të smartfonëve modernë, tabletëve, laptopëve, lenteve të kamerave, orëve inteligjente, pasqyrave deri tek xhami i përparmë i makinave.

Mbulesa oleofobike përdor një kombinim elementësh kimikë dhe fizikë për të krijuar një sipërfaqe e cila nuk është ngjitëse për vajrat duke bërë që këta të fundit të formohen në formë pikëzash dhe të bien prej ekranit. Një shtresë flouropolimeri siç është Tefloni dhe një shtresë silika reduktojnë kontaktin mes ekranit dhe vajrave. Këto elementë e bëjnë sipërfaqen e ekranit më rezistencë ndaj gërvishtjeve gjithashtu.

Për fat jo të mirë kjo shtresë nuk ka të njëjtën jetëgjatësi sa pajisja dhe mund të konsumohet nga përdorimit dhe ekspozimit ndaj faktorëve mjedisorë.

Për shembull pastrimi i ekranit me produkte si alkoli mund të eliminojnë shtresën oleofobike mbi ekranin e smartfonit. Materiale të tjera si sipërfaqja e xhinseve tuaja apo e bluzës mund të konsumojnë këtë shtresë.

A është e mundur të zëvendësohet kjo shtresë?

Po përdoruesit mund të zëvendësojnë këtë shtresë por është një proces shumë teknik që nuk duhet ta provoni ta bëni vetë. Përkundrazi duhet ta dërgoni pajisjen në një servis të autorizuara për të riaplikuar mbulesën oleofobike.

Duke qenë se nuk është një komponent i përfshirë në garancinë e produkteve, përdoruesit duhet të paguajnë nga xhepi i tyre për riaplikimin e saj.

Një mënyrë tjetër për mbrojtjen e saj është përdorimi i mbrojtësve të ekraneve të cilët vinë me mbulesë oleofobike të cilët nuk ruajnë gjurmë gishtash.

Me xhamat mbrojtës të ekraneve mund të kenë ndjesinë e mbulesës oleofobike gjatë gjithë jetëgjatësisë së telefonit. Në xhamat e cilësisë së lartë diferencat mes mbulesës oleofobike të smartfonit dhe xhamit është thuajse inekzistente.