ChatGPT tashmë mund të përdoret edhe pa një llogari

Nga ana tjetër i jep kompanisë më shumë të dhëna trajnimi e mbase nxit më shumë përdorues të krijojnë llogari apo të abonohen për qasje më të madhe në GPT-4 në vend të modelit GPT-3.5 që kanë përdoruesit pa pagesë.

Ditën e Hënë OpenAI filloi të hapë ChatGPT për përdoruesit pa një llogari. Kompania e përshkroi lëvizjen si pjesë të misionit të saj për ti bërë mjete si ChatGPT gjerësisht të disponueshme për njerëzit në mënyrë që të përfitojnë nga avantazhet e AI.

Nga ana tjetër i jep kompanisë më shumë të dhëna trajnimi e mbase nxit më shumë përdorues të krijojnë llogari apo të abonohen për qasje më të madhe në GPT-4 në vend të modelit GPT-3.5 që kanë përdoruesit pa pagesë.

OpenAI tha se gradualisht po e hap shërbimin në mbarë botën. Kompania ka shtuar disa masa mbrojtëse për përdoruesit pa llogari të cilët nuk mund të gjenerojnë imazhe apo të bëjnë disa lloje pyetjesh.

Kompania thotë se më shumë se 100 milionë njerëz në 185 vende të botës e përdorin ChatGPT çdo javë.