Cheesecake me reçel qershie dhe luleshtrydhe

Receta është shumë e thjeshtë. Nuk do as pjekje, as xhelatinë, vetëm përziej dhe shijo.

Për tavë me diametër 18 cm duhen: 180 g biskota, 90 g gjalpë, 400 g krem djathi, 300 ml panna për ëmbëlsira dhe 2 lugë sheqer pluhur (opsionale).

Për reçelin unë përdora: reçel qershie – zieva për disa minuta një grusht qershi me një lugë sheqer. E lashë të ftohet. Luleshtrydhe të marinuara në uthull balsamike me një lugë sheqer.

Grijmë biskotat dhe iashkojmë me gjalpin e tretur. E shtrojmë bazën në tepsi. E fusim tepsinë për 30 minuta në frigorifer sa të mpikset (tek pjesa e freskisë). Rrahim panna-n me kremin e djathit dhe e shtrojmë mbi bazën e biskotave. E vendosim cheesecake në frigorifer sa më gjatë. Të paktën 4 orë para servirjes. Kombinimin e reçelrave e hedhim mbi cheesecake vetëm kur do e servirim.

Kjo recetë u përgatit nga Bonbon_taste