Chiffon cake me kakao

PËRBËRËSIT:

  • 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë),
  • 230 g sheqer, 110 ml vaj,
  • 170 ml qumësht ose ujë,
  • 150 g miell, 50 g kakao,
  • 10 g niseshte,
  • 16 g fryrës dhe vanilje.

PËRGATITJA: Në një tas bashkojmë miellin, kakaon dhe fryrësin. Ndajmë vezët me kujdes ku të verdhat i rrahim me gjysmën e sheqerit, vajin dhe qumështin. Më pas shtojmë miellin dhe vaniljen. Të bardhat e vezëve i rrahim me tel derisa të bëhen shkumë, shtojmë gjysmën e sheqerit dhe i rrahim përsëri derisa të bëhen marengë. I shtojmë te brumi me lëvizje nga lart poshtë. E vendosim në formë pa e lyer dhe e tundim qëtë marrë formë njësoj. E pjekim në 170 ° për 50 minuta. E vendosim me kokë poshtë të kullojë e të ftohet, sepse nëse shihni videon është pjekur në tavën enkas e cila ka disa zgjatime që shërbejnë të kullojë keku. Ju bëftë mirë!

Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings