Ja çfarë na mëson Profeti Muhamed ﷺ:
1. “Më i miri prej jush është ai që ka moralin më të mirë.”
2. “Më i miri prej jush është ai që e shlyen borxhin në mënyrën më të mirë.”
3. “Më i miri prej jush është ai prej të cilit shpresohet e mira dhe prej të keqes së tij njerëzit janë të qetë.”
4. “Më i miri prej jush është ai që sillet më mirë me familjen e tij.”
5. “Më i miri prej jush është ai që ushqen të tjerët dhe ua kthen selamin (përshëndetjen).”
6. “Më të mirët prej jush janë ata që, kur i sheh, të kujtojnë Allahun.”
7. “Më i miri nga njerëzit është ai që jeton gjatë dhe veprat e tij janë të mira.”
8. “Më i miri nga njerëzit është ai që është më i dobishëm për ta.
Hoxhë Vladimir Kera







