Cili është sekreti i picës perfekte

Nëse po pyesni se si ta bëni picën të duket perfekte në shtëpi, nuk është çështje e përbërësve.

Shumë njerëz shpesh mendojnë se çfarë të vendosin në picë, cilin djathë, proshutë dhe cilat perime, por çelësi i picës perfekte qëndron në diçka tjetër.

Ata fokusohen shumë pak në brumë. Ekspertët pohojnë se gjëja kryesore është temperatura. Në restorante piqet në furrë me temperaturë 329 gradë në mënyrë të barabartë.

Nëse nuk keni furrë në shtëpi, por një furrë të zakonshme, ekspertët këshillojnë që picën ta vendosni në furrë vetëm kur të jetë ngrohur në 230 gradë.

Nëse picës i vendosni perime që lëshojnë shumë lëngje, piqni për disa minuta më gjatë.