Çipi i ri MediaTek për smartfonët nuk do të njohë rival

MediaTek nuk përmendi nëse çipi ri do të ketë bërthamën e re Cortex-A520 që debutoi krahas Cortex-X4 dhe A720. Është e mundur që procesori i ri të mos ketë fare bërthamat e vogla A520.

Procesori i ardhshëm flagship i MediaTek mund të shkojë me një konfigurim agresiv. Dimensity 9300 se nuk do të ketë bërthama të vogla ose efikasiteti.

Me Dimensity 9200, MediaTek hyri në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Snapdragon 8 Gen2 dhe prodhuesi tajvanez i çipeve zbuloi përmes një postimi në rrjetin social Weibo se çipi i ardhshëm do të fuqizohet nga bërthamat e reja ARM Cortex-X4 dhe Cortex-A720 së bashku me grafikat Mali-G720 Immortalis.

Çipi i ri Dimensity 9300 kështu pritet të konkurrojë ashpër me Snapdragon 8 Gen 3 ndërsa kompania thotë se mbështetet mbi një arkitekturë të re që siguron performancë shumë të lartë në aplikacionet dhe lojërat intensive.

MediaTek nuk përmendi nëse çipi ri do të ketë bërthamën e re Cortex-A520 që debutoi krahas Cortex-X4 dhe A720. Është e mundur që procesori i ri të mos ketë fare bërthamat e vogla A520.

Kujtojmë se rivali Snapdragon 8 Gen bëri një ndryshim duke zvogëluar numrin e bërthamave të vogla nga 4 në 3. Raportohet se Snapdragon 8 Gen 3 do të reduktojë akoma më tutje në vetëm 2 bërthama të vogla dhe shtuar një bërthamë të pestë të mesme.

Shumica e çipeve mobile vinë në konfigurim me 8 bërthama. Dimensity 9200 kishte një bërthamë të performancës së lartë Cortex-X3 me frekuencë 3.05Ghz, 3 bërthama Cortex-A715 prej 2.8Ghz dhe 4 bërthama të vogla Cortex-A510 prej 1.8Ghz.

Edhe pse performanca do të rritej ndjeshëm, mund të ketë pasoja të mëdha në jetëgjatësinë e baterive.