City mposht Unitedin

Derbi i Manchesterit tështë fituar nga City me rezultatin e bindshëm 0-3.

Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 0-1, pasi Haaland shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë dhe jo vetëm, City ka dominuar totalisht ndeshjen.

Në të dytën, City gjen golat me Haaland përsëri dhe Foden, me anglezin që u asistua nga Haaland.

Ky rezultat ngjit City në vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa Manchester United renditet në vendin e tetë me 15 pikë.